LAJMI I FUNDIT:

Teknologjia e avancuar dhe ndërprerjet e energjisë, pengojnë thirjet në Vala

Teknologjia e avancuar dhe ndërprerjet e energjisë, pengojnë thirjet në Vala

Operatori i licencuar i telefonisë mobile Vala është në fazën e implementimit të teknologjisë më të avancuar në lëmin e GSM - NGN apo Rrjeti i Gjeneratës së Re (Next Generation Networks). Me kalimin në këtë teknologji, mundësohet zgjerimi i kapaciteteve si dhe dizajnimi dhe ofrimi i shërbimeve të reja për konsumatorët e saj, tha zëdhënsi i PTK-së, Menduh Abazi.

Konsumatorëve të ”Vala” do t’iu duhet të durojnë probleme teknike edhe për dy javë, pasi operaratori publik është duke kaluar në një gjeneratë të re të teknologjisë, e cila pasi të fillojë të aplikohet do t’iu ofrojë avantazhe më të mira klientëve.

Por, problemet me thirjet në këtë operator janë duke u shfaqur edhe për shkak të ndërprerjeve të energjisë elektrike në vend.

Sipas zëdhënsit të PTK-së, punët dhe aktivitetet për kalimin në këtë lloj tekonologjie, kanë filluar disa ditë më herët dhe do të vazhdojnë edhe më tutje.


”Gjatë procedurës së kalimit në teknologjinë e re NGN, ka pasur ndërprerje në realizimin e thirrjeve. Nga ana tjetër ndërprerjet janë duke ndodhur edhe për shkak të ndërprerjeve të shpeshta të energjisë elektrike që po ndodhon këto ditë. Ndaj mund të bie kualiteti i shërbimeve tona dhe kësisoj mund të keëtë telashe gjatë realizimit të thirrjeve”, tha më tutje Abazi.

Faza e implementimit të teknologjisë së re NGN do të zgjasë edhe dy javë. Pas përfundimit të implmentimit të kësaj teknologjie, zëdhënësi i PTK-së ka paralajmruar dhe nxjerrjen në treg të produkteve të reja.

”Vala në vazhdimësi do të dalë me oferta dhe produkte të reja të cilat do të jenë shumë konkuruese në tregun e telefonisë mobile në vend. Telefonia mobile në këtë mënyrë do të bëhet më e arritshme dhe e leverdishme për të gjithë”. /Telegrafi/