LAJMI I FUNDIT:

Kriza ekonomike, FMN: E keqja s’ka ardhur ende

Kriza ekonomike, FMN: E keqja s’ka ardhur ende

Nëpërmjet një raporti të publikuar sot, Fondi Monetar Ndërkombëtar ka komentuar gjendjen financiare dhe ekonomike në botë gjatë krizës së madhe që po kalon planeti.

Sipas FMN-së, të dhënat janë pesimiste dhe kjo krizë do lë pasoja të mëdha në mbarë botën.

“Duhet shumë kohë që situatra financiare të normalizohet”, theksohet në këtë raport, ku shtohet gjithashtu se rimëkëmbja e ekonomisë është parashikuar të nisë në vitin 2010.

Në vijim të këtij raporti, FMN pohon se po monitoron me kujdes situatën, duke theksuar se e keqja nuk ka ardhur ende dhe kjo do të thotë se botën e presin ditë më të vështira.


“Kriza financiare dhe pasojat e saj mund të rëndohen ende”, qartëson FMN-ja.