LAJMI I FUNDIT:

Kriza ekonomike i detyroi rumunët të blejnë prodhime vendore

Kriza ekonomike i detyroi rumunët të blejnë prodhime vendore

Rumunët druajnë nga kriza ekonomike dhe që t'i zvogëlojnë pasojat nga e njejta blejnë vetëm artikuj vendorë, tregojnë rezultatet nga hulumtimi për pasojat eventuale nga kriza ekonomike globale në Rumani.

Më shumë se gjysma e të anketuarve, 55 për qind kanë deklaruar se blejnë prodhime rumune me qëllim që t’i zvogëlojnë pasojat nga kriza ekonomike, ndërsa 48 për qind janë prëgjigjur se ndikim ka çmimi për atë që cilin artikull ta blejnë.

Afërsisht 84 për qind e të anketuarve kanë deklaruar se vendi do të goditet nga kriza ekonomike, ndërsa numri më i madh i rumunëve druajnë nga rritja e çmimeve të energjsië elektrike dhe karburanteve. Rumunët më së shumti kanë frikë nga humbja e vendeve të punës dhe nga shtrenjtimi i produkteve ushqimore.

Sondazhi është përpunuar nga instituti për sociologji INSOMAR me ç’rast janë anketuar 1.500 njerëz.