LAJMI I FUNDIT:

Parlamenti Evropian, dritë jeshile dyfishimit të planit të krizës

Parlamenti Evropian, dritë jeshile dyfishimit të planit të krizës

Parlamenti Evropian ka miratuar dyfishimin e përmasës së "fondit për krizën", i cili është ofruar nga Bashkimi Evropian për anëtarët e tij jashtë zonës së euros, për t'i ndihmuar vendet e tij anëtare në Evropën Qendrore dhe Lindore, që janë në vështirësi ekonomike për shkak të krizës financiare.

Duke konsideruar gjendjen serioze, Parlamenti Evropian e miratoi këtë vendim me procedurën e shpejtuar, duke hequr kështu pengesën për miratimin e shtimit të "fondit për krizën" në sesionin mujor të ministrave të Financave të vendeve të BE-së që do të zhvillohet në muajin tjetër. /Telegrafi/