LAJMI I FUNDIT:

Ferat Shala, shefi i ri i ‘Trepçës’

Ferat Shala, shefi i ri i ‘Trepçës’

Paneli për zgjedhjen e shefit ekzekutiv të Kombinatit 'Trepça' ka përzgjedhur Ferat Shalën si kandidatin e mundshëm për këtë post. Këtë lajm e kanë bërë të ditur burimet e gazetës të afërta me Panelin, i cili ka shqyrtuar kandidaturat për këtë post.

Pas propozimit që ka bërë ky panel, është Bordi i Agjencisë Kosovare të Privatizimit i cili do të fuqizojë këtë propozim.

Në fillim të muajit dhjetor, Bordi i AKP-së pritet të mbajë mbledhjen e vetë të rregullt mujore, në të cilën pritet të emërojë edhe zyrtarisht Ferat Shalën në postin e shefit ekzekutiv të kombinatit ‘Trepça’.

Paneli i cili ka përzgjedhur drejtorin e Kombinatit ‘Trepça’ ka qenë në përbërje të gjerë. Në këtë panel një anëtar është nga Ministria e Energjisë dhe Minierave, një nga Ministria e Ekonomisë dhe Financave, tre të tjerë nga AKP-ja dhe një ka qenë nga Kombinati ‘Trepça’. /Kosova Sot/