LAJMI I FUNDIT:

Medvedev: Ukraina të shlyejë borxhin ndaj Gazprom

Medvedev: Ukraina të shlyejë borxhin ndaj Gazprom

Presidenti rus, Dimitry Medvedev ka kërkuar nga Ukraina shlyerjen e borxhit ndaj kompanisë “Gazprom”, një shumë që llogaritet 2.4 miliardë dollarë. Sipas tij, Kievi duhet të paguajë borxhin, edhe me detyrim po të jetë e nevojshme.

“Duhet të merret një vendim përfundimtar dhe t’i merret borxhi Ukrainës", deklaroi Medvedev gjatë një takimi me kreun e "Gazprom"-it Alexei Miller.

"Kievi duhet ta paguajë borxhin me dëshirë ose me detyrim", shtoi ai.

Ndërkohë Miller tha se "është një shumë mjaft e madhe për cilindo shtet dhe cilëndo kompani".


“Nuk shohim asnjë progres në marrëdhëniet me palën ukrainase dhe nuk jemi të sigurt se do t’i marrim këto para”, tha kreu i gjigantit rus të gazit.