LAJMI I FUNDIT:

Associated Press shkurton 400 vende pune

Associated Press shkurton 400 vende pune

Kriza financiare ka goditur një nga “tempujt” e gazetarisë botërore, Associated Press, një nga agjencitë më të mëdha të shtypit në botë.

Drejtori, Tom Curley ka bërë të ditur shkurtimin e 10 për qind të punonjësve të saj vitin e ardhshëm, ose me shumë se 400 personave.

Ai tha se nga shkurtimi do të preket edhe stafit i gazetarëve, duke qenë se përbëjne 75 për qind të punonjësve të agjencisë.

“Të gjithë do të preken”, është shprehur Curley.


Associated Press në komunitetin e saj ka 48 çmime “Pulitzer”.