LAJMI I FUNDIT:

Rusia do ti ndajë FMN-së 1 miliardë $

Rusia do ti ndajë FMN-së 1 miliardë $

Rusia do t'i ndajë një miliardë dollarë Fondit Monetar Ndërkombëtar për ndihmë të vendeve, të cilat pësuan nga kriza financiare, deklaroi sot kryeministri rus Vladimir Putin në Kongresin e partisë së tij "Rusia e Vetme", transmeton Frans pres.

"Është vendosur që FMN-së t’i japim një miliardë dollarë, që t’u ndihmojmë vendeve të cilët ranë në situatë të rëndë financiare", tha Putini.

Putini shtoi se Rusia, Kinës dhe Indisë u ka propozuar t’u japë kredi në këmbim të blerjes të prodhimeve ruse dhe pohoi se Moska, Bjellorusisë i aprovoi kredi prej dy miliardë dollarë, pasi që ky shtet është në veçanti i prekur nga kriza.