LAJMI I FUNDIT:

Kina po përballet me krizë financiare

Kina po përballet me krizë financiare

Ndërsa bëhen të ditura fakte të tjera mbi ndikimin e krizës ekonomike në ekonomitë kryesore në botë, Kina thotë se po merr masa për të përballuar papunësinë në rritje dhe mungesën e qetësisë civile.

Ministri social i sugrisë në Kinë, Yin Weimin, e përshkroi situatën si kritike.

Ai tha se shqetësimi kryesor ishte të ndihmonin ata persona që kishin humbur vendet e punës.

Këta të fundit kanë mbajtur protesta jashtë fabrikave që janë mbyllur si rezultat i mungesës së porosive për mallra kineze, kryesisht nga vende që janë goditur nga kriza.


Autoritetet në Pekin thonë se ata do t’u ofrojnë ndihmë financiare kompanive që të ruajnë punësimin e punëtorëve.

Progresi i madh ekonomik i Kinës në 30 vitet e fundit është bazuar në atë lloj pakti midis partisë komuniste dhe popullit kinez.

Partia ka krijuar kushte për qindra milionë njerëz të përmirësonin standartet e jetës dhe si kthim shumica e njerëzve kanë pranuar sundimin një partiak pa u ankuar.

Perspektiva e rritjes së shpejtë të papunësisë është shqetësim i madh për autoritetet që kanë frikë se kjo mund t’i bëjë njerëzit të venë në pikëpyetje legjitimitetin e partisë komuniste. /bbc/