LAJMI I FUNDIT:

BE, plan ekonomik prej 130 miliardë dollarësh

BE, plan ekonomik prej 130 miliardë dollarësh

Komisioni Evropian do të prezantojë një plan prej 130 miliardë dollarësh për të rimëkëmbur ekonominë e prekur nga kriza financiare.

Lajmin e ka bërë të ditur faqja e internetit të së përditshmes gjermane “Der Spiegel”, e cila sqaron se njoftimi zyrtar për këtë plan do të behet me 26 nëntor.

Disa detaje të projektit ekonomik të BE-së, janë bërë të ditura nga ministri gjerman i Ekonomisë, Michael Glos.

Ai ka shpjeguar se vendeve e tjera anëtare të Bashkimit Evropian do t’u kërkohet të vendosin 1 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto.


Sipas Glos, shuma monetare do të përdoret kryesisht në infrastrukturë.