LAJMI I FUNDIT:

Pas New York-ut, me humbje edhe bursat aziatike

Pas New York-ut, me humbje edhe bursat aziatike

Pas rënies së thellë të Wall Street, edhe bursat aziatike dhe ato të Paqesorit kanë filluar me humbje ditën e sotme.

Pas kontraktimeve të para treguesi “Nikkei” në Japoni ra me 4.3 për qind, “KOSPI” në bursën e Seulit u pakësua me 4.5 për qind, “All Ordinaries” në Australi u zvogëlua me 3.3 për qind, kurse treguesi “Hang Seng” në Hong Kong humbi 5.1 për qind.

Wall Street dje në mbrëmje shënoi humbjen me të thellë që prej marsit 2003.