LAJMI I FUNDIT:

Forum ekonomik rajonal në Ohër

Forum ekonomik rajonal në Ohër

"Konkurrues dhe partnerë në rrugën drejt Bashkimit Evropian" është tema e forumit rajonal dy ditësh ekonomik, i cili sot mbahet në Ohër.

Në forumin, i cili mbahet nën patronazhë të kryetarit Branko Cërvenkovski, do të marrin pjesë kryetarët e Bullgarisë, Bosnjë e Hercegovinës, Shqipërisë, Kroacisë dhe Malit të Zi.

Në kuadër të forumit do të diskutohet edhe për ndikimin e krizës kreditore mbi financat dhe ekonominë e vendeve të Evropës Juglindore (EJL), infrastrukturën në rajon dhe energjetikën dhe tregjet për energji të vendeve të EJL-së.

Në ngjarjen është paraparë pjesëmarrja e përfaqësuesve të bashkësisë afariste të vendeve të rajonit. /Makfaks/