LAJMI I FUNDIT:

Vazhdojnë reduktimet e energjisë elektrike

Vazhdojnë reduktimet e energjisë elektrike

Me rënien e temperaturave edhe KEK-u ka filluar me orarin e reduktimeve sipas planit A, B, C.

Kategoria A është 5 me dhe 1 pa energji elektrike, B-ja 3 me 3 dhe kategoria C- 2 me 4.

Sipas zëdhënësit të KEK-ut Viktor Buzhala arsye e fillimit të këtij plani është rritja enorme e konsumit që ka arritur mbi 900 megavat në orë.

Këto ditë pritet të lëshohet në funksion edhe blloku A 5 e cila është në fazën e fundit të testimit dhe pritet të ketë furnizim stabil me energji elektrike.


Me këtë rast KEK-u apelon te konsumatorët që të kursejnë energjinë elektrike në mënyrë që të mos kalohet limiti i kapaciteteve të rrjetit të transmisionit. /rtk/