LAJMI I FUNDIT:

OPEK sërish ul parashikimin mbi kërkesën e naftës bruto

OPEK sërish ul parashikimin mbi kërkesën e naftës bruto

Nën ndikimin e krizës financiare, sasia e kërkesës për naftë bruto në të gjithë botën këtë vit dhe vitin tjetër do të jetë më e paktë se sa ajo që është parashikuar nga OPEK-u. Kështu thuhet në raportin e fundit mujor mbi tregun e naftës bruto të publikuar nga OPEK-u.

Tutje në raport thuhjet se, parashikohet që në vitin 2008 kërkesa e naftës bruto në mbarë botën do të jetë 86 milionë e 190 mijë fuçi, që është më e paktë se ajo e parashikuar më parë, 86 milionë e 450 mijë fuçi.

Sipas këtij raporti, në vitin 2009 kjo shifër do të jetë 86 milionë e 680 mijë fuçi, e cila është gjithashtu më e ulët se 87 milionë e 210 mijë fuçi të parashikuara më parë. /Telegrafi/