LAJMI I FUNDIT:

Bizneset e Clinton mund të dëmtojnë Hillary-n

Bizneset e Clinton mund të dëmtojnë Hillary-n

Marrëveshjet ndërkombëtarë të biznesit dhe fondacionet globale që ka ish presidenti amerikan Bill Clinton, mund të shihen si një pengesë për senatoren Hillary për t’u bërë sekretare e Shtetit.

Sipas vëzhguesve, marrëdhëniet e gjëra globale të Clinton, mund të shkaktojnë konflikte nëse gruaja e tij bëhet sekretare e Shtetit.

Nga njëra anë lidhjet e tij me liderë botërorë do të bënin që Hillary të ishte e mirëpritur në ambasadat e botës, por nga ana tjetër interesat e tij të biznesit mund të përbenin konflikt interesi, që do të përkthehej në kokëçarje për Hillary-n.

Sipas një ish ndihmësi të Clintonëve, ka çështje që duhen diskutuar dhe duhen zgjidhur, pasi këto pyetje duhen bërë.


Ndërkaq, dy zyrtarë të skuadrës së tranzicionit të Obamës konfirmuan për CNN se po hetojnë financat dhe marrëveshjet e Billit. Një çështje me vete do të jetë lista e donatorëve të fondacionit të Clinton, që mund të shfaqë lidhje me figura ndërkombëtare që nxisin politika, që mund të jenë në konflikt me ato të administratës Obama.

Javën e kaluar Obama diskutoi me Hillary-n për mundësinë e ofrimit të postit të sekretarit të Jashtëm, ndërsa përgjigjja e saj pritet gjatë kësaj jave. /tch/