LAJMI I FUNDIT:

BE paralajmëron qeverinë amerikane të mos shkelën rregullat e OBT-së

BE paralajmëron qeverinë amerikane të mos shkelën rregullat e OBT-së

Nëse masat e ndihmës ndaj sektorit të automjeteve të marra nga qeveria amerikane shkelin rregullat e Organizatës Botërore të Tregtisë, Bashkimi Evropian do të kërkojë ndihmën e sistemit të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve të kësaj organizate.

Kështu ka deklaruar, kryetari i Komisionit Evropian Hose Manuel Barroso.

Ai po ashtu ka thënë se Bashkimi Evropian po i kushton vëmendje projektit të mundshëm të qeverisë amerikane në ndihmë të sektorit të automjeteve.

“Nëse subvencionet e qeverisë amerikane janë të paligjshme, Bashkimi Evropian do të ndërmarrë veprime në Organizatën Botërore të Tregtisë”. /Telegrafi/