LAJMI I FUNDIT:

APEC do të dalë me deklaratë mbi krizën financiare

APEC do të dalë me deklaratë mbi krizën financiare

Liderët e Organizatës së bashkëpunimit Ekonomik të vendeve aziatike dhe të Paqësorit (APEC), së shpejti do të dalin me një deklaratë mbi krizën financiare botërore.

Një deklaratë e tillë do të bëhet pas konferencës jozyrtare që liderët e APEK-ut së shpejti do të mbajnë në Lima.

Lajmi është bërë i ditur nga zv-ministri i Jashtëm i Peru-së Gonzalo Gutierrez.

Në përmbajtjen thelbësore të deklaratës do të përfshihet forcimi i mbikëqyrjes e administrimit të tregut financiar global dhe rritja e së drejtës së fjalës të vendeve në zhvillim etj.


Konferenca e 16-të jozyrtare e liderëve të APEC-ut do të zhvillojë punimet e saj më 22 e 23 nëntor në Lima. /Telegrafi/