LAJMI I FUNDIT:

Nafta arrinë shifrën më të ulët gjatë 21 muajve

Nafta arrinë shifrën më të ulët gjatë 21 muajve

Edhe përkundër njoftimeve për uljen e ekonomisë japoneze dhe të lajmeve të tjera për anën negative të ekonomisë, çmimi i naftës në tregun ndërkombëtar vazhdoi të ulet.

Në tregun e New York-ut çmimi i naftës të hënën ka rënë nën 55 dollarë, që është shifra më e ulët gjatë 21 muajve.

Po të njëjtën ditë në Bursën e New York-ut, çmimi i naftës bruto me kontratë me zbatim në muajin dhjetor ka rënë deri në deri në 54.95 dollarë për barel e që llogaritet të jetë 2.09 dollarë më pak se një ditë më parë.

Shkallëzimi i shqetësimit të investuesve për pakësimin e kërkesës për naftë bruto për shkak të uljes së mëtejshme të ekonomisë globale u bë arsyeja kryesore e uljes së madhe të çmimit të naftës në tregun ndërkombëtar.