LAJMI I FUNDIT:

Citigroup shkurton 50 mijë vende pune në mbarë botën

Citigroup shkurton 50 mijë vende pune në mbarë botën

Ekonomia globale në vështirësi ka detyruar Citigroup, bankën e katërt më të madhe në Shtetet e Bashkuara, të shkurtojë 50 mijë vende pune në mbarë botën.

Gjigandi i bankave njoftoi sot se po shkurton 14 përqind të fuqisë punëtore për të pakësuar një të pestën e shpenzimeve.

Lajmi pasoi informacionet nga Tokio për rënien e ekonomisë zyrtarisht në recesion.