LAJMI I FUNDIT:

Steinbrück hedh poshtë ndihmat për industrinë e makinave

Steinbrück hedh poshtë ndihmat për industrinë e makinave

Para takimit për krizën në koncernin e prodhimit të makinave Opel në zyrën e kancelarisë, ministri gjerman i financave, Peer Steinbrück ka përjashtuar një ndihmë të përgjithshme për industrinë gjermane të prodhimit të makinave.

"Shteti nuk mund të ndërhyjë në fuqinë blerëse private dhe po ashtu, nuk mund të jetë përgjegjës për gabimet në këtë sektor", tha Steinbrück për radion gjermane Deutschlandfunk.

Koncerni i prodhimit të makinave Opel kishte kërkuar nga shteti garanci, sepse sipërmarrja kishte frikë për të ardhmen e saj për shkak të krizës financiare që ka përfshirë General Motors.