LAJMI I FUNDIT:

Qeveria ka vendosur që të privatizojë KEK-un

Qeveria ka vendosur që të privatizojë KEK-un

Qeveria e Kosovës ka vendosur që të privatizojë KEK – un, me qëllim të përmirësimit të furnizimit me rrymë, tha sot Ministri i Ekonomisë dhe i financave, Ahmet Shala.

Ai bëri të ditur se Qeveria ka vendosur përfundimisht që me buxhetin e vitit 2009 subvencionet për KEK-un të jenë të fundit.

Në mbledhjen e sotme të komisionit parlamentar për energji u tha se futja e sektorit privat në atë publik pritet të ndihmojë për dalje nga kriza ekonomike në Kosovë. /rtk/