LAJMI I FUNDIT:

Gjermania kërkon kontribut më të madh nga vendet në zhvillim

Gjermania kërkon kontribut më të madh nga vendet në zhvillim

Gjermania ka kërkuar nga vendet në zhvillim si Kina, Brazili apo India që të japin një kontribut më të madh për sistemin global financiar nëqoftëse duan që në të ardhmen fjala e tyre të vlej më shumë.

Në konferencën vjetore të shteteve të G20-ës në Sao Paulo sekretari për financa i shtetit gjerman Jörg Asmussen tha se kjo mund të bëhet përmes pagesave më të larta në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Bankën Botërore.

Ministrat e financave dhe përfaqësues të Bankave Monetare po përgatisin aktualisht në Sao Paulo samitin botëror për financat që do të mbahet me 15 nëntor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.