LAJMI I FUNDIT:

Rritet numri i papunësisë në SHBA

Rritet numri i papunësisë në SHBA

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është rritur mjaft numri i papunësisë duke shtuar shqetësimet se vendi po shkon drejt një recesioni të rëndë.

Ekonomia amerikane vetëm gjatë muajit tetor ka humbur plot 240 mijë vende pune, shumë më tepër nga sa ishte parashikuar nga analistët.

Treguesi i papunësisë është ngjitur në 6.5%, duke kaluar të gjitha parashikimet.

Sipas Departamentit amerikan të Punës, muaji më i keq ka qenë shtatori, ku vendet e humbura të punës kanë qenë 284 mijë, kundrejt 154 mijë që ishin parashikuar.


Disa ekonomistë parashikojnë se papunësia mund të shkojë në 8 për qind vitin e ardhshëm dhe kjo shifër mund të jetë edhe më e lartë.

Në recesionin mes viteve 1980-1982 niveli i papunësisë u rrit në 10.8% përpara se filloi të bjerë.