LAJMI I FUNDIT:

Deficiti tregtar për nëntë muaj tejkaloi 2,2 miliardë dollarë

Deficiti tregtar për nëntë muaj tejkaloi 2,2 miliardë dollarë

Deficiti tregtar i Maqedonisë në shkëmbimin e jashtëm tregtar gjatë periudhës janar - shtator arrin mbi 2,22 miliardë dollarë, lajmëroi Entit Shtetëror për Statistikë.

Deficiti tregtar është rritur për më shumë se dyfish në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, kur ka arritur 1,06 miliardë dollarë.

Njëherit, vëllimi i shkëmbimit të përgjithshëm të Maqedonisë me botën e jashtme tejkaloi 8,5 miliardë dollarë, që krahasuar me vitin e kaluar paraqet rritje prej 43,4 për qind.

Maqedonia në nëntë muajt e parë të këtij viti, ka realizuar eksport me vlerë të përgjithshme prej 3,13 miliardë dollarëve, përderisa importi arrin 5,36 miliardë dollarë.


Mbulimi i importit me eksportin është zvogëluar në 58,5 për qind, në krahasim me periudhën janar-shtator të vitit 2007, kur mbulimi ka qenë 69,6 për qind.

Analizuar sipas produkteve, më e madhe është pjesëmarrja e feroniklit, produkteve të hekurit dhe çelikut, përpunimi i naftës dhe veshjes, ndërsa në importin më së shumti është përfaqësuar nafta e papërpunuar, energjia elektrike dhe makinat për udhëtarë.
Sipas vëllimit të përgjithshëm të shkëmbimit të jashtëm tregtar, Maqedonia më së shumti bën tregti me Serbinë, Gjermaninë, Rusinë, Greqinë dhe Bullgarinë. /Makfaks/