LAJMI I FUNDIT:

IEA: Çmimi i naftës sërish do të rritet mbi 100 dollarë

IEA: Çmimi i naftës sërish do të rritet mbi 100 dollarë

Çmimi i naftës sërish do të rritet në mbi 100 dollarë për barel, kur ekonomia botërore do të dalë nga kriza dhe deri në vitin 2030 do të arrijë deri në 200 dollarë për barel, parashikon Agjencia Ndërkombëtare e Energjetikës (IEA).

Në parashikimin e IEA-s thuhet se nafta për barel do të kushtojë më shumë se 100 dollarë në periudhën prej vitit 2008 deri në vitin 2015. IEA vlerësimet e saj i bazon në faktin se në botë nuk ka burime të të mjaftueshme reja.

Agjencia, theksoi se kompanitë e naftës deri në vitin 2010 duhet të planifikojnë eksploatim të rreth shtatë milionë barelëve në ditë, përafërsisht sa edhe prodhimi i Arabisë Saudite, në qoftë se bota dëshiron ta evitojë krizën me dërgesën deri nga mesi i dekadës së ardhshme.

"Industria e naftës do të duhet të investojë 350 miliardë dollarë deri në vitin 2030 në zhvillimin e burimeve të reja të naftës, që ta amortizojë zvogëlimin e eksploatimit nga burimet e vjetra. Prodhimtaria e naftës nga fushat e vjetra bie për nëntë për qind në vit".