LAJMI I FUNDIT:

Beqaj : OEK-u institucion i cili mbron interesin e bizneseve

Beqaj : OEK-u institucion i cili mbron interesin e bizneseve

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Besim Beqaj ka vlerësuat të ënjtën se Oda Ekonomike e Kosovës është duke realizuar obligimet në mbrojtjen e interesave të komunitetit të biznesit dhe se në ketë drejtim po arrin rezultate gjithë një e më të mëdha.

Duke folur para medieve për aktivitetet e OEK-ut, Beqaj ka theksua se duke iu falënderuar angazhimit te anëtarëve të Këshillit Drejtues dhe të Kuvendit të Odës ky institucion ka tejkaluar problemet e shumta të cilat udhëheqja aktuale i ka trashëguar pas Kuvendit Zgjedhor.

"Ne sot mund të themi se OEK-u sot është i konsoliduar financiarisht. Sot ka afro 7 mijë anëtar të vet, ka një numër të madh të shoqatave të cilat i janë bashkangjitur Odës".

Beqaj ka theksuar se aktualisht Oda është duke kaluar nëpër një proces të vlerësimit të funksionimit të tërësishëm, prej kryetarit deri në nivelin më të ultë të punës në OEK, në mënyrë që në qershor të vitit të ardhëm të funksionoj sipas standardeve të ISO për menaxhim dhe cilësi.


Ai ka shprehur besimin se kjo do të realizohet me sukses.

Beqaj ka theksuar se OEK-u ka bashkëpunim shumë të mirë me odat ekonomike në regjion dhe Gjermani e Turqi.

OEK-u gjithashtu ka rolë jashtëzakonisht të rëndësishëm në kuadër të partneritetit social dhe aty, përkundër qëndrimeve të Ministrisë së Punës, Oda është angazhuar për respektimin dhe përparimin e marrëveshjes kolektive dhe kundër zgjerimit të subjekteve të këtij partneriteti, gjë që vlerësohet se do ti kontribuonte dobësimit të partnerëve social.

Gjatë këtij dhe muajit të ardhshëm Oda ka shumë aktivitetet ndër të cilat ndër më të rëndësishmet do të jetë vizita e biznesmenëve nga Gjermania më 13 nëntor./Telegrafi/