LAJMI I FUNDIT:

8 milionë euro për ujrat e bardha dhe të zeza

8 milionë euro për ujrat e bardha dhe të zeza

Marrëveshja financiare për “programin komunal për furnizim me ujë dhe ujërat e zeza për Prishtinën, Kosova VII” është nënshkruar në vlerë prej 8 milionë euro mes z. Ahmet Shala Ministri i Ekonomisë dhe Financave dhe bankës gjermane KfË-së, të përfaqësuar nga z. Roland Siller, presidenti i parë për Evropë dhe Kaukaz, dhe Ute Rodrian, drejtoreshë e zyrave të KfË-së në Shqipëri, Maqedoni dhe Kosovë, si dhe Kompania Regjionale e Ujit Prishtina e përfaqësuar nga z. Skender Bublaku, drejtor gjeneral.

Projekti përfshinë masa investive dhe shoqëruese me qëllim të zvogëlimit të humbjeve, përmirësimit të kualitetit të ujit, mbledhjes së ujërave të zeza sikurse edhe përmirësimin e kualitetit të shërbimeve për konsumatorët.

Kompania Regjionale e Ujit e Prishtinës e furnizon përafërsisht 40% të popullatës kosovare që do të përfitojë nga programi i paraparë të financuar prej qeverisë gjermane përmes KfË-së.

Masat e programit do të fillojnë në 2009 dhe do të implementohen gjatë tri viteve. Programi përfshinë paketën e parë të investimeve nga paketa e tërësishme që vlen 20 milion euro të identifikuara nga kompania regjionale e ujit si nevoja emergjente.


Qeveria gjermane, përmes KfË-së Entëicklungsbank, prej vitit 2000 i ka zotuar 41 milion euro për përmirësimin të sistemit të furnizimit me ujë në 17 komuna. 11 milion euro shtesë janë dhënë si bashkëfinancim me EAR dhe buxhetin e konsoliduar të Kosovës.

KfË Entëicklungsbank i implementon programet e bashkëpunimit financiarë në gjithë botën në emër ministrisë për bashkëpunim ekonomik dhe zhvillim të Gjermanisë. qeveria gjermane i ka zotuar deri më tash rreth 148 milion euro për bashkëpunimin financiar me Kosovën në fushat e promovimit të sektorit privat, rrugëve, ujë dhe ujëra të zeza dhe energji./Telegrafi/