LAJMI I FUNDIT:

Korrupsioni shqetësues në Kosovë, alarmon OEA

Korrupsioni shqetësues në Kosovë, alarmon OEA

Korrupsioni po vazhdon të përhapet me të madhe në Kosovë. Sipas një raporti hulumtues të përgatitur nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, del se mbi 66% të bizneseve të anketuara janë përgjigjur se në mënyrë të drejtpërdrejtë apo tërthorazi kanë ofruar mito për të kryer ndonjë punë.

Në bazë të këtij raporti kuptohet se bizneset kanë shumë pak besim në sistemin gjyqësor, pasi që, sipas tyre, mbi 55% të rasteve mbeten me vite të tëra pa u zgjidhur nga gjykatat.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, ka thënë se qeveria është e përkushtuar që të ketë partneritet me biznesin me qëllim të zhvillimit ekonomik të vendit.

Ndërkaq, kryetari i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Hasan Preteni, ka shprehur shqetësimin e tij se kjo dukuri negative është duke u rritur në masë të madhe me gjithë masat e marra për luftimin e korrupsionit. /ktv/