LAJMI I FUNDIT:

Fitorja e Omabës shkaktoi rritje të indekseve të bursave

Fitorja e Omabës shkaktoi rritje të indekseve të bursave

Fitorja e kandidatëve demokratë Barak Obama në zgjedhjet presidenciae të SHBA-së e rriti optimizimin e bursave në tërë botën, që në tregtimin e sotëm shënuan rritje të indekseve të bursave.

Indeksi i bursës të Tokios Nikkei-225 sot u rrit për 4,46 për qind, që lidhet me rritjen e djeshme prej 6,27 për qind.

Bursa në Hong-Kong ka rritje të indeksit prej 5,65 për qind në Singapor prej 4,43, në Seul prej 2,29 në Shangai nga 3,07 dhe në Sidnei prej 2,88 për qind.

Fitorja e Obamës ndikon edhe në rritjen e indeksit të bursës në Nju-Jork në marrëveshjet elektronike të lidhura para hapjes së Uollstrit. Kështu që indeksi kryesor i Bursës njujorkeze Dow Jones pati një rritje prej 3,2 për qind ose 305 pikë indeksi, indeksi Nasadaq u rriti për tre për qind ose 54 pikë, ndërsa Standard dhe Purs për 3,9 për qind ose 39 pikë.


Njëkohësisht, në Bursën e valutave në Tokio dollari u përforcua në raport me euron. Për një euro në Tokio sot merren 1.2852 dollarë. Dje një euro kushtonte 1,2975 valuta amerikane.

Sipas analistëve me përfundimin e zgjedhjeve në SHBA ka "një pasiguri më pak për bursat", që rezulton me rritjen e indekseve të tyre.

"Me presidentin e ri masat ekonomike do të marrin një karakter më konkret dhe do të lehtësohet realizimi i tyre" konsideron Takahashi.

Analistët vlerësojnë se edhe pse dilerët e bursave në parim i respektojnë publikimet amerikane, megjitha kriza financiare globale e uli besimin në to.