LAJMI I FUNDIT:

SHBA, shitja e automjeteve bie në nivelin më të ulët prej vitit 1983

SHBA, shitja e automjeteve bie në nivelin më të ulët prej vitit 1983

Shitja e automobilave në SHBA ka rënë 32 për qind në muajin tetor, për shkak edhe të rënies së shitjes së kompanisë “General Motors” prej 45 për qind.

E goditur nga kushtet strikte të financimit të bankave dhe përkeqësimit të gjendjes ekonomike, shitja e automjeteve në SHBA gjendet në shkallën më të ulët që nga shkurti i vitit 1983.

Të dhënat nga shitja në Evropë tregon për zgjerimin e shpejtuar të krizës, pasi që rënia e shitjes në tetor në Spanjë ishte 40 për qind dhe 19 për qind në Itali.

Shitja e automjeteve të kompanisë japoneze “Toyota” kanë rënë 23 për qind, ndërsa të “Honda”-s 25 për qind, pavarësisht faktit se dobësimi i jenit ka ndihmuar që aksionet e këtyre kompanive të martën të fitojnë në vlerë në bursat e Tokios.


“Ford”-i muajin e kaluar ka shitur 30 për qind më pak automobila, “Nissan” 33 për qind, ndërsa “Chrysler” 35 për qind.