LAJMI I FUNDIT:

Fitimi i BMW-së bie me 63 për qind

Fitimi i BMW-së bie me 63 për qind

Prodhuesi i automobilëve BMW ka shënuar në tremujorin e tretë një rënie fitimi prej 63 për qindësh.

Shefi i koncernit Norbert Reithofer tha, se BMW-ja përfundimisht është e detyruar të heqe dorë nga objektivat e deritanishëm financiarë. Në të njëjtën kohë ai njoftoi shkurtime në prodhim.

Në shumë fabrika në Gjermani pushimet janë zgjatur përtej atyre sezonale të Krishtlindjeve.

Edhe mbylljet e fabrikave për disa javë po merren në konsideratë.


Deri në fund të vitit BMW-ja planifikon shkurtimin e 8.100 vendeve të punës, nga të cilat 5.000 janë punëtorë me kontratë të kufizuar në kohë.