LAJMI I FUNDIT:

BE: Italia, drejt rënies ekonomike

BE: Italia, drejt rënies ekonomike

Italia po shkon drejt rënies ekonomike. “Viti 2008 do të mbyllet keq, ndërsa 2009-a mund të shkojë edhe me keq. Vendi ka nisur rënien teknike dhe do ta mbyllë vitin me rritje zero”, ka deklaruar kryetari i Komisionit Evropian, Hoze Manuel Barroso.

Një rritje e lehtë parashikohet vetëm në vitin 2010. Kriza financiare rrezikon të ketë impakt domethënës në ekonominë reale, thonë ne Komisionin Evropian, për të cilin rreziku më i madh lidhet me besimin e konsumatorëve, që mbetet në nivele të ulëta.