LAJMI I FUNDIT:

Analistët rusë çmimi i naftës mundet të ulet në 40 dollarë për barel

Analistët rusë çmimi i naftës mundet të ulet në 40 dollarë për barel

Çmimi i naftës deri në fund të këtij viti mund të ulet për shkak të uljes së kërkesës në tregun botëror, madje në 40 dollarë për barel, konsiderojnë analistët rusë.

Çmimi i naftës për dërgesë të shpejtë i llojit Ural, u ul në fund të kësaj jave për rreth dy për qind, diçka më shumë se 59 dollarë për barel, thuhet në raportin e kompanisë moskovike IFK Solid.

Të dhënat e Solid-it tregojnë se çmimi i naftës në bursat kryesore botërore në Nju-Jork dhe në Londër gjatë tetorit është ulur pothuajse për një të tretën dhe për momentin lëkunden në mes dy pikave prej 64-67 dollarë për barel.

Analist i Solid-it sqaron se ulja e çmimit mundet të sqarohet me panikën e madhe të bursave e cila pasonte pas vendimit të investitorëve në mënyrë masive t’i tërheqin depozitimet e veta në tregun e naftës.


Sipas tij, në situatë kur kërkesa globale e naftës është në rënie, për shkak të ngecjes momentale ekonomke në SHBA dhe vendet tjera konsumatorë të mëdhenj, nuk do të jetë befasi nëse çmimi fillestar ulet në dy muajt e fundit ndoshta për një të tretën nga niveli i tanishëm.