LAJMI I FUNDIT:

Porsche ul ritmet e prodhimit

Porsche ul ritmet e prodhimit

Pas disa prodhuesve të automobilëve edhe prodhuesi i makinave sportive Porsche po ul ritmet e prodhimit.

Uzina e Porshes në Shtutgart do të qëndrojë e mbyllur nga data 22 dhjetor deri më 9 janar, deklaroi një zëdhënës i kësaj sipërmarrjeje.

Nga ana tjeter ai theksoi edhe një herë se koncerni Porsche synon që vitin e ardhshëm ta shtojë në masën 75% sasinë e aksioneve te koncerni Volkswagen.

Deri tani kjo shifër është në nivelin 43%.