LAJMI I FUNDIT:

Franca shtyn privatizimin e postës

Franca shtyn privatizimin e postës

Qeveria franceze njofton se e bllokoi procesin e privatizimit të pjesëshëm të sipërmarrjes shtetërore të postës.

Shkak për këtë janë tronditjet aktuale në tregun e aksioneve, sqaroi një këshilltar i presidentit Nicolas Sarkozy.

Në një situatë të tillë as që mund të diskutohet për privatizimin e postës, theksoi ai.

Përpara tronditjes në tregjet financiare sipërmarrja "La Poste" shpresonte se prej hyrjes në bursë mund të përfitonte të ardhura deri në tri miliardë euro.