LAJMI I FUNDIT:

Paketa Super Sport në IPKO Cable TV

Paketa Super Sport në IPKO Cable TV

Kompania IPKO ka njoftuar se ofertës më të pasur televizive kabllore me 29 kanale televizive kombëtare dhe ndërkombëtare, tani i shtohet edhe paketa më atraktive sportive në gjuhën shqipe, Super Sport 1,2,3,4 dhe 5 nga data 1 nëntor i këtij viti.

Paketa Super Sport do të transmetohet ekskluzivisht përmes rrjetit kabllor televiziv të IPKO dhe ajo do të kaloj në sistemin “Pay TV” ( paguaj për shikim) në momentin e implementimit të transmetimit digjital, diku kah fundi i vitit apo fillimi i vitit 2009.

Bazuar në një njoftim zyrtar të kompanisë, në platformën e Super Sport, që mund të ndiqet përmes sistemit televiziv kabllor të IPKO, klientët mund të kënaqen me ligat më të njohura evropiane të futbollit, ndeshjet e kombëtares shqiptare dhe basketbollin amerikan NBA.

"Ligat të cilat mund të ndiqen përmes ofertës së Super Sport janë: Bundesliga gjermane, Liga e kampionëve të UEFA, Liga Franceze, Liga Portugeze, Liga Spanjolle, Liga Angleze, Liga Italiane, kampionati i basketbollit amerikan NBA, si dhe ndeshjet e kombëtares shqiptare".


Në njoftimin zyrtar të IPKO-s po ashtu thuhet, se kompania Super Sport, i ka dërguar Këshillit të pavarur të mediave (KPM) garancinë për të drejtat autoriale të transmetimit në Kosove të këtyre ngjarjeve sportive.

"Nga 1 nëntori në IPKO Cable TV janë shtuar edhe kanalet e njohura ndërkombëtare: BBC, CNN, Cartoon Netëork, MTV, Rai Uno, Rai Due, VH1, Fashion TV, Travel Channel dhe Rai Neës 24.Me herët përmes rrjetit te IPKO janë transmetuar: IPKO TV, RTK, KTV, RTV21, 21 Plus, 21 popullore, Rrokum TV, Top Channel, Top Neës, Klan, Top Neës, My Music, Explorer 1, Explorer 2, Explorer 3, Alsat, Alsat M, Folk + dhe ON TV". /Telegrafi/