LAJMI I FUNDIT:

Rusët për një muaj kanë tërhequr 2,5 miliardë euro nga bankat

Rusët për një muaj kanë tërhequr 2,5 miliardë euro nga bankat

Depozitet e tërhequra të qytetarëve të Rusisë në shtator nga bankat komerciale kanë arritur vlerë të përgjithshme prej 2,5 miliardë eurove (90 miliardë rubla).

Këtë sot e publikoi gazeta "Vedemosti", duke iu referuar burimeve në Bankën qendrore ruse, sipas të cilave, deri tani nuk është vërejtur derdhje të këtillë e mjeteve.

Derdhja masovike e mjeteve nga bankat për vetëm një muaj e ka zvogëluar kursimin e përgjithshëm në Rusi për 1,5 për qind, shkruan gazeta.
Njëherit, rezervat devizore të Rusisë janë zvogëluar në 484,7 miliardë dollarë, që është niveli më i ulët prej fillimit të këtij viti. /Makfaks/