LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj akuzon qeverinë për shitjen e kompanive publike

Haradinaj akuzon qeverinë për shitjen e kompanive publike

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka akuzuar Qeverinë e Kosovës për nxjerrjen në shitje të kompanive publike, siç janë: PTK-ja dhe KEK-u.

Ai ka theksuar se qeveria më këtë po i mbulon veprimet e gabuara financiare.

Haradinaj ka kërkuar nga presidenti dhe kryeministri që ta sjellin në Kuvend propozimin e OKB-së, i cili do t’i kontribuonte ndarjes së Kosovës, në mënyrë që edhe Parlamenti i Kosovës të fuqizojë më shumë kundërshtimin e institucioneve kosovare për ndarje. /ktv/