LAJMI I FUNDIT:

Mergel-Brown: Strategji të përbashkët kundër krizës

Mergel-Brown: Strategji të përbashkët kundër krizës

Kancelarja gjermane, Angela Merkel në Londër bisedoi me kryeministrin britanik, Gordon Brown për krizën financiare mbarëbotërore.

Kryeministri britanik gjatë këtij takimi e ka prezantuar synimin e tij. "Ditët e ardhshme duhet ta evitojmë vërshimin e mundshëm të shteteve të Evropës qendrore duke përfshirë edhe Evropën lindore. Me rëndësi është që FMN të ketë një rol qendror në mbështetjen e ekonomisë".

Brown pohon se reforma e FMN-së është një prej detyrave kryesore që duhet të preket edhe në samitin e nëntorit në Washington. "Kriza financiare është një problem global, i cili kërkon edhe zgjidhje globale. Asnjë vend, pa marrë parasysh sa i madh është, nuk mund ta zgjidhë vetë këtë problem", theksoi ai.

Kancelarja Merkel ndërkaq, paralajmëroi se kriza financiare mund të dëmtojë në plane afatgjata ekonominë dhe tregun e punës në Gjermani. Ajo ishte më së shumti e interesuar që edhe Londra të jetë pjesë e një strategjie të përbashkët evropiane në samitin e nëntorin.


Merkel është optimiste për këtë bashkëpunim: "Besoj se bashkëpunimi i javëve të fundit ka dëshmuar se jemi në një rrugë të mirë dhe rëndësishme. Zëri i Britanisë së Madhe si pjesë e BE dhe BE-ja në përgjithësi do të kenë një rol të rëndësishëm për ardhmërinë e tregjeve financiare. Ne kemi nevojë për ta", theksoi ajo

Dy pikat kryesore të reformave të ardhshme sipas kancelares Merkel janë sigurimi nga rreziqet e bankave dhe kufizimi i pagesës së menaxherëve: "Besoj se me vendosjen e rregullave që vlejnë për të gjithë ekonominë do të shkojmë një hap më përpara në këtë lëmi të zhvilluar shumë kohët e fundit, pra që rreziqet për kapitalin të zvogëlohen dhe që shpërblimet ekstra për sukseset në punë të bëhen vetëm atëherë kur të shihet rezultati". /D-Welle/