LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, rryma shtrenjtohet 13,61 për qind

Maqedoni, rryma shtrenjtohet 13,61 për qind

Çmimi i rrymës me pakicë prej një nëntorit edhe zyrtarisht rritet për 13,61 për qind, vendosi Komisioni Rregullator për Energjetikë.

Në pajtim me çmimin më të ri, një kilovat orë do të kushtojë 3,4436 denarë, në vend të çmimit të deritanishëm prej 3,0311 denarëve.

Vendimi është marrë me kërkesë të tri kompanive energjetike në shtet ELEM, MEPSO dhe EVN.

Paraprakisht ELEM dhe EVN shprehën pakënaqësi nga përqindja më e re e shtrenjtimit, ndërsa kompania austriake EVN theksoi se do të ankohet deri te komisioni i shkallës së dytë.


Çmimi i ri i energjisë elektrike do të vlejë vetëm dy muaj, pas çka duhet të vijojë korrigjim i ri i çmimit, në bazë të metodologjisë së re për llogaritje, që do të zbatohet prej vitit 2009.