LAJMI I FUNDIT:

ICO emëron anëtarin e ri të Bordit udhëheqës të TKPT-së

ICO emëron anëtarin e ri të Bordit udhëheqës të TKPT-së

Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar, Pieter Feith, ka emëruar Frederick Artesani, anëtar të ri në Bordin Udhëheqës të Trustit për Kursime Pensionale të Kosovës (TKPK).

Artesani është drejtor për investime në fondin pensional Grupo CEPSA në Spanjë. Ai do të jetë pjesë e takimeve të Bordit Udhëheqës.

Më këtë rast Pieter Feith ka deklaruar se është tejet i kënaqur për këtë emërim të rëndësishëm.

“Artesani do të sjellë në TKPK një përvojë të pasur nga sektori financiar i Evropës. Për Kosovën është lajm i mirë që persona të një kalibri të tillë janë të gatshëm ta ofrojnë ekspertizën e tyre në ndërtimin e shtetit të ri”. /Telegrafi/