LAJMI I FUNDIT:

BE i ofron kredi industrisë së automobilëve

BE i ofron kredi industrisë së automobilëve

BE i jep industrisë së automobilëve në krizë kredi të favorshme për prodhimin e automjeteve ekologjikë.

Këtë e njoftoi presidenti i komisionit të BE-së Jose Manuel Barroso në Bruksel pas konsultimeve me shefat e prodhuesve të mëdhënj të automobilëve në Evropë.

Kreditë me përqindje të favorshme prej rreth 40 miliardë eurosh do të vijnë nga banka evropiane e investimeve.

Barroso u bëri thirrje të 27 shteteve anëtare për rritjen e kapitalit.


Të gjitha ndihmat financiare duhet të jenë në përputhje me ligjin e Bashkimit Evropian për konkurrencën tha Barroso. /dw/