LAJMI I FUNDIT:

OPEK sërish do ta zvogëlojë prodhimin e naftës

OPEK sërish do ta zvogëlojë prodhimin e naftës

Vendet anëtare të OPEK-ut mund që sërish ta zvogëlojnë prodhimin e naftës, nëse çmimi i saj në bursat botërore vazhdon të bie.

Këtë e paralajmëroi sekretari i përgjithshëm i OPEK-ut Abdala al Badri, i cili përcolli shqetësimin e vendeve eksportuese të naftës për shkak të rënies së vazhdueshme të çmimit të saj.

"Do të shohim se si do të reagojë tregu dhe nëse problemi vazhdon, sërish do ta zvogëlojmë prodhimin", shtoi Al Badri.

Të premten OPEK-u zvogëloi prodhimin e naftës në 1.5 milionë fuçi në ditë, por edhe krahas kësaj, çmimet e naftës vazhduan të biejnë nën kufirin psikologjik prej 60 dollarëve për një fuçi.