LAJMI I FUNDIT:

Thaçi në Turqi, diskuton krizën globale financiare

Thaçi në Turqi, diskuton krizën globale financiare

Forumi i parë ekonomik-botëror për Evropë dhe Azi Qendrore do të mbahet nga 30 tetori deri më 1 nëntor në Stamboll, të Turqisë – vend ky që simbolizon bashkimin e kontinenteve dhe civilizimin dhe mbetet epitomi i optimizmit ekonomik.

Ky është takimi i parë regjional i Forumit Ekonomik Botëror që nga fillimi i krizave financiare globale e cila tani është duke rrezikuar ekonomitë në të gjithë globin.

Siç raportojnë mediat e huaja krerët e nëntë shteteve, përkatësisht 21 ministra dhe më shumë se 40 figura tjera publike kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në këtë forum.

Pjesëmarrja në forum është konfirmuar nga ana e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ai i Republikës së Shqipërisë Sali Berisha, pastaj nga ana e Kryeministrit të Kazakistanit Igor Chudinov, Milo Djukanovic, Kryeministër i Malit të Zi. Pjesëmarrja në forum është konfirmuar edhe nga ana e kryeministrit të Turqisë, Recep Tayip Erdogan, Syed Yousaf Raza Gillani, Kryeministër i Pakistanit, Vladimir Gurgenidze, Kryeministër i Gjerogjisë, nga ana e Presidentit të Afganistanit Hamdi Karzai si dhe nga Presidenti i Latvisë Vladis Zatlers.


Takimi në Forumin Ekonomik Botëror në Evropë dhe Azia Qendrore që do të mbahet në Turqi do të fokusohet kryesisht në krizën financiare globale dhe gjetja e formave për tu tejkaluar kjo krizë.

Programi i këtij takimi do të përcaktohet edhe në pesë fusha përkatësisht në mundësitë e biznesit të cilat burojnë nga krizat, pastaj lëvizjet gjeopolitike edhe siguria e rindërtimit në bashkëpunim politik, siguria e energjisë dhe burimeve, Azia Qendrore(definomi i kuadrit të bashkëpunimit dhe roli i saj në botë , Turqia dhe roli i saj udhëheqës në regjion dhe lidhja me Evropën, Azinë dhe Lindjen e Mesme. /Telegrafi/