LAJMI I FUNDIT:

SHBA: 125 miliardë dollarë për 9 bankat e mëdha

SHBA: 125 miliardë dollarë për 9 bankat e mëdha

Nëntë banka të mëdha amerikane do të marrin javën e ardhshme injektim të kapitalit prej 125 miliarda dollarë nga qeveria e Shteteve të Bashkuara.

Ndihmës Sekretari i Thesarit, David Nason i tha televizionit amerikan se shuma është gjysma e 250 miliardë dollarëve që do të investohet nga qeveria te bankat si pjesë e planit masiv për shpëtimin e sistemit finansiar.

Bankat janë Citigroup, Banka of America, Goldman Sachs, Morgan Stenley, Wells Fargo, Bank of New York Mellon, State Street dhe Merrill Lynch.

Pjesa tjetër e 125 miliardë dollarëve do të shkojë te bankat dhe huadhënësit më të vegjël. /rel/