LAJMI I FUNDIT:

Tregjet financiare në Lindjen e Mesme shënojnë humbje të mëtejshme

Tregjet financiare në Lindjen e Mesme shënojnë humbje të mëtejshme

Tregjet botërore të bursave në pjesën më të madhe të Lindjes së Mesme pësuan sot humbje, megjithë zotimet e udhëheqësve aziatikë e evroiapnë për të marrë masa të fuqishme për rimëkëmbjen e krizës ekonomike botërore.

Tregjet në Abu Dabi dhe Dubai pësuan një humbje prej më tepër se 4 përqind, shkëmbimet e bursave në Egjipt ranë më tepër se 6 përqind kurse në Omar dhe Katar pësuan një humbje prej më tepër se 8 përqind. Ndërkohë, në Kuvajt Banka Qendrore ndërhyri për të ndaluar këmbimet në njërën prej bankave më të mëdha të vendit, pasi pësoi humbje të mëdha në shkëmbimet monetare dhe të bursave.

Dje, udhëheqësit aziatikë dhe evropianë bënë thirrje për masa të bashkërenduara ndaj krizës financiare botërore.

Në përfundim të konferencës dy-ditëshe në Pekin, udhëheqësit botërorë u zotuan se do të ndërmarrin veprime të gjithanëshme dhe të efektshme për të reformuar sistemet monetare dhe finanicare botërore. Por nuk u njoftuan masat e drejt-përdrejta në këtë drejtim./WOA/