LAJMI I FUNDIT:

Courtney: Kosova në pranverë bëhet anëtare e FMN-së dhe BB-së

Courtney: Kosova në pranverë bëhet anëtare e FMN-së dhe BB-së

Bordi i Bankës Botërore ka miratuar në mbledhjen e fundit vjetore një fond prej 40 milionë dollarësh për Kosovën, shumë kjo e cila do të përdoret në arsim, pensione, mbrojtjen sociale dhe shëndetësi, ka thënë Bruce Courtney, koordinator i Programit të Bankës Botërore për Kosovën.

Courtney, gjithashtu ka bërë të ditur që Kosova në pranverë bëhet anëtare e FMN-së dhe BB-së.

Banka Botërore ka qenë e përfshirë në sektorë të ndryshëm që nga viti 1999.

Ne kemi investuar diku rreth 150 milionë dollarë.


Në fillim të punës sonë, angazhimet tona u përqendruan më shumë në rindërtimin e ambientit që kishte lënë pas konflikti i fundit në Kosovë, mirëpo me kalimin e kohës ne zhvilluam një agjendë për zhvillim në aspektin afatgjatë.

Courtney, theksoi se , në këtë periudhë të rënies ekonomike, Kosova duhet të përqendrohet në politikat fiskale dhe të mendojë, sikurse të gjitha vendet e rajonit, për buxhetin e shtetit për vitin 2009. /rtk/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Vendimi për pagën minimale ngre dilema ligjore, Ministria e Financave hesht

Vendimi për pagën minimale ngre dilema ligjore, Ministria e Financave hesht

Ekonomi
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Trade

Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Trade

ATC Kids
ATK sqaron se ndryshimet tatimore aplikohen nga gushti, qytetarët përfitojnë 6.8 euro më shumë në pagë

ATK sqaron se ndryshimet tatimore aplikohen nga gushti, qytetarët përfitojnë 6.8 euro më shumë në pagë

Ekonomi
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Horizon School mirëpret nxënësit për ditën e parë të shkollës

Horizon School mirëpret nxënësit për ditën e parë të shkollës

Horizon School
IPKO angazhohet për një vit të suksesshëm shkollor në Kosovë

IPKO angazhohet për një vit të suksesshëm shkollor në Kosovë

IPKO
Kalo në kategori