LAJMI I FUNDIT:

FMN-ja, nuk do të huazojë një mijë miliardë dollarë

FMN-ja, nuk do të huazojë një mijë miliardë dollarë

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka përgënjeshtuar informatat se është e gatshëm që një numri të madh vendesh të cilat ballafaqohen me probleme të mëdha financiare, t'u lejojë hua stabilizuese me vlerë të përgjithshme prej një mijë miliardë dollarë.

Shumë mediume amerikane paraprakisht këtyre ditëve publikuan se FMN-ja ka përgatitur plan për hapjen e "linjës-svop" me vlerë të përgjithshme prej një bilion dollarë, të cilat shpejtë duhet të jenë të kapshme për një sërë vendesh të rrezikuara në Evropën Lindore dhe disa pjesë të tjera të botës.

Svop paraqet operacion financiar, i cili i dedikohet punëve për këmbim të valutës, ndërsa në situatën e dhënë do të përbëheshin nga huazim dollarësh nga mjetet e FMN-së, me çka vendet të cilat marrin një mbështetje të tillë si garanci, japin shumë adekuate me valutën e tyre.

Aranzhmanet e tilla financiare në parim shfrytëzohen në të gjitha punët kreditore të FMN-së, por "svop-linjat" janë kufizuara si nga madhësia në varësisht nga kuotoja e vendeve, për të cilat bëhet angazhimi, ashtu edhe sipas kushteve me të cilat lejohet kredia.


Fondi disponon me resurse të mëdha të cilat sipas nevojave mund të dërgohen në mënyrë operative, por megjithatë nuk mund të flitet për shumë prej bilionë dollarë, njoftoi pres-shërbimi i FMN-së.

FMN ende nuk ka konfirmuar se prej cilave vende ka marrë kërkesë për dhënie urgjente për kredi, por tani për tani është bërë e ditur se në atë grup në mesin e të tjerave janë edhe Hungaria, Ukraina, Islanda dhe Bjellorusia.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Vendimi për pagën minimale ngre dilema ligjore, Ministria e Financave hesht

Vendimi për pagën minimale ngre dilema ligjore, Ministria e Financave hesht

Ekonomi
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Trade

Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Trade

ATC Kids
ATK sqaron se ndryshimet tatimore aplikohen nga gushti, qytetarët përfitojnë 6.8 euro më shumë në pagë

ATK sqaron se ndryshimet tatimore aplikohen nga gushti, qytetarët përfitojnë 6.8 euro më shumë në pagë

Ekonomi
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Horizon School mirëpret nxënësit për ditën e parë të shkollës

Horizon School mirëpret nxënësit për ditën e parë të shkollës

Horizon School
IPKO angazhohet për një vit të suksesshëm shkollor në Kosovë

IPKO angazhohet për një vit të suksesshëm shkollor në Kosovë

IPKO
Kalo në kategori