LAJMI I FUNDIT:

Sarkozy: Në G-20, vendime të rëndësishme

Sarkozy: Në G-20, vendime të rëndësishme

Në samitin e G-20, i parashikuar për tu mbajtur me 15 nëntor në Washington, do të merren vendime vendimtare mbi krizën financiare ndërkombetare.

Kështu ka deklaruar presidenti francez, Nicolas Sarkozy, njëkohesisht president i radhës i BE-së, në përfundim të samitit Evropë-Azi.

“Kina, India dhe Koreja e Jugut do të kenë një rol shumë të rëndësishem”, ka pohuar Sarkozy, duke vlerësuar Evropën për aftesinë e saj për të dialoguar me Kinën.