LAJMI I FUNDIT:

Greenspan: SHBA në një cunami të kredive

Greenspan: SHBA në një cunami të kredive

Ish-kreu i Federal Reserve Alan Greenspan ka deklaruar se SHBA gjendet e përfshirë në një cunami të kredive, por ajo do të dale nga kriza, edhe pse do të duhet kohë.

Greenspan i cili ka qenë në krye të Bankës Qendrore Amerikane nga 1987-a deri ne 2006-ën, është shprehur se “çdo lloj mase që merret për të nxjerrë vendin nga kriza, do të zbehet në krahasim me ndryshimet evidente që po ndodhin sot në tregje”.

Greenspan, për të cilin shumë analistë kanë deklaruar se nuk bëri aq sa duhej kur ishte në detyrë, deklaroi se u shokua kur sistemi dështoi.

“Ende nuk e kuptoj se si ndodhi”, u shpreh ai. Ish-lideri i FED-it u shpreh pro planit 700 miliardë dollarësh të administratës Bush për nxjerrjen e vendit nga kriza.